Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti i shoqëruar me bashkëpunëtor, sot ka qëndruar në fshatin Babush ku nga afër ka parë mbarëvajtjen e punimeve në asfaltimin e rrugës Babush – Cernillë. Me këtë rast Kryetari Ahmeti ka uruar banorët për rrugën e re e cila do të lehtësojë qarkullimin mes këtyre dy venbanimeve. Ai po ashtu ka bërë të ditur se për fshatin Babush do të ketë edhe projekte të tjera në vazhdimësi të cilat do të jenë prioritet për lokalitetin.
Ndërsa, banorët e fshatit Babush kanë falenderuar Kryetarin Imri Ahmeti për përkushtimin në realizimin projekteve të shumta por edhe asfaltimin e kësaj rruge e cila sipas tyre ka qenë shumë e domosdoshme.
COMMENTS