Në listën e kandidatëve për deputet në koalicionin NISMA-AKR është edhe afaristi i njohur nga Kosova, Bekim Brestovci i cili ka afaruar me sukses me bizneset e tij në tregun gjerman, derisa kompanitë e tij tashmë janë lidere në Gjermani, e ku nuk mungojnë as punëtorët nga Kosova.
Brestovci, në gjithë përkushtimin e tij ndaj bizneseve që menaxhon, kujtohet edhe për studentë nga Kosova, ndërsa çdo vit ai realizon mbi 100 kontrata pune sezonale në kompanitë e tij.
Derisa Brestovci po qëndron në Kosovë për tu përgatitur për zgjedhjet e 6 tetorit në anën tjetër, studentët nga Kosova e kanë përshëndetur atë me simbolin e Shqiponjës, për çka edhe Brestovci është ndje krenarë, shkruan Kosova Post.
‘Krenar me këtë dhe grupet e tjera të studentëve nga Kosova të cilët këtë vit po bëjnë punë sezonale në kompanitë e mia në Gjermani’ ka shkruar Brestovci derisa ka ndarë me publikun edhe një fotografin.
Ndryshe, biznesmeni nga diaspora, Bekim Brestovci në programin e tij politik, prioritet ka vënë punësimin e të rinjve dhe aftësimin profesionale, të cilat kanë edhe prioritet i bizneseve të shumta që ai udhëheq në Gjermani, e ku për çdo vit ndan bursa për studentë nga Kosova.
COMMENTS