Afrim Bahtiri, dega e AAK-së i kthehet origjinalitetit te saj

Afrim Bahtiri, dega e AAK-së i kthehet origjinalitetit te saj

Zemaj tregon sa vota është Shpend Ahmeti para Arban Abrashit

Pas dorëheqjes së Fitim Selimit, nga posti i kryetarit të AAK-së së Lipjanit, ka reaguar njëri nga anëtarët e kryesisë së kësaj dege, Afrim Bahtiri.

“Bahtiri, që njihet për besnikërinë e tij ndaj partisë që e drejton Ramush Haradinaj, duke qenë pjesë e strukturave që prej themelimit të këtij subjekti, derisa ka komentuar dorëheqjen e Selimit, ka thënë se AAK-në e Lipjanit gjithnjë e kanë përcjell sfida të tilla, duke ardhur në krye të saj satelitë nga partitë e tjera, edhe pse sipas Bahtirit, ishin të konsumuar politikisht.

Ky është shkrimi i plotë i Afrim Bahtirit:

Ne rrugetimin e saj 18 vjecar , AAK-ne ne Lipjan e kane percjell sfida te tilla gjithnje, duke ardhur ne krye te saj satelite nga partite e tjera , edhe pse ishin te konsumuar politikisht . Me 18 -12-2018 ne mbledhjen e Keshillit Drejtues , kryetari Fitim Selimi dha doreheqje te parevokueshme , duke e bere publike oferten e ofruar nga dega e PDK -se ne Lipjan, per t’a udhehequr ate. Anetaret e AAK-se, i deshirojne suksese ne rrugetimin e riserishem ne PDK. Ftoj te gjithe anëtaret dhe simpatizantet e AAK-se ne Lipjan, ta kapin momentumin me te volitshem, ta perkrahin liderin e pokontestueshem, z.Ramush Haradinaj, i cili me hapat dhe veprimet e tij , formimin e ushtrise dhe vurjen e takses 100 %, Ia kthehu dinjitetin qytetareve te Kosoves. Dega e AAK-se ne Lipjan, me qendren do ti koordinoje veprimet si dhe hapat e metutjeshem per konsolidimin e saj.
Afrim Bahtiri anetar i kryesise se deges dhe themeluesi i saj” .

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)