Afrohet konflikti nga Siria në Shkup, Rusia kërcënon Maqedoninë

Afrohet konflikti nga Siria në Shkup, Rusia kërcënon Maqedoninë

GJYKATA E APELIT VËRTETON PAFAJËSINË E ISH-KRYETARIT TË KOMUNËS

“Nëse ka hapa tjerë që çojnë drejt përshkallëzim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shkupit dhe Moskës, do të detyrohemi të përgjigjemi me kundërmasa”, deklaroi ambasadori i Rusisë në Maqedoni, Oleg Scherbak.

Duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së luleve para përmendores së Juri Gagarin në Shkup, Scherbak tha se dëbimi i diplomatit rus nga Maqedonia ishte hap i përshpejtuar, duke mos u analizuar detajet. Para disa ditësh Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë vendosi që të dëbojë një diplomat rus, me arsyetimin se ai është përfshirë në aktivitete të dyshimta kundër Qeverisë së Maqedonisë. Ndërsa për këtë rast reagoi edhe Ambasada e Rusisë në Shkup, duke thënë se pasojat e këtij veprimi do t’i bartë vetë shteti i Maqedonisë./INA/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)