AKR dhe Alternativa sot nënshkruan marrëveshje koalicioni në Mitrovicë, ku do t’i jepet mbështetje kandidatit për kryetar komune, Agim Bahtiri.
Kjo marrëveshje është nënshkruar nga kryetari i degës së AKR-së në Mitrovicë dhe njëherësh kandidat për kryetar në balotazhin e 19 nëntorit, Agim Bahtiri, dhe kryetari i Alternativës dhe kandidati për kryetar në zgjedhjet e 22 tetorit, Mehmet Mehmeti, i cili tha se “ky është koalicion fitues”.
“Programi ynë është 90 për qind i përbashkët me të AKR-së dhe për hir të atyre që mendojnë për të mirën e Mitrovicës, ne vendosëm të lidhin koalicion dhe të punojmë së bashku për zhvillimin e Mitrovicës, pasi rruga tashmë veç është e trasuar”, tha Mehmeti.
Ndërsa, Bahtiri shtoi se “të gjitha partitë dhe personat që ia do të mirën Mitrovicës, për çdo ditë po i bashkohen projektit tim për qeverisjen e Mitrovicës, e cila duhet të qeveriset nga mitrovicasit dhe me duar të pastra”. /Telegrafi/
COMMENTS