Agjencitë ruse: Assadi është në disponim të mirë

Agjencitë ruse: Assadi është në disponim të mirë

Shkëlqimi dhe rënia e një supertalenti

Presidenti sirian, Bashar al-Assad ka thënë para një grupi të ligjvënësve rusë të dielën, se sulmet Perëndimore në shtetin e tij kanë qenë akt i agresionit, kanë raportuar agjencitë e lajmeve ruse.

Reuters ka raportuar se ligjvënësit rusë janë takuar me Assadin pasi Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Britania kanë nisur sulme me raketa si hakmarrje ndaj sulmit me armë kimike që ka ndodhur javën e kaluar në qytetin Duma.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar ligjvënësit të kenë thënë se Assad ka qenë në “disponim të mirë” dhe ka lavdëruar sistemin sovjetik të mbrojtjes ajrore të përdorur nga Siria për t’iu kundërvënë sulmeve Perëndimore.

Ai është ftuar pë të vizituar rajonin siberian, Khanty-Mansi.

Në ndërkohë, po agjencitë ruse kanë cituar një zyrtar rus të ketë thënë se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë dialog me Rusinë për stabilitet strategjik në Siri.

“Ka shumë arsye që na bëjnë të besojmë se pas sulmeve në Siri, amerikanët do të kenë dëshirë të kalojnë në dialog strategjik”, është cituar të ketë thënë Vladimir Ermakov.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)