Asnjë argument për të arsyetuar mungesën e tyre në seancën e parë nuk e kanë paraqitur të akuzuarit në aferën e njohur si rasti “Pronto”, të hënën, në gjykatë.
Kryeprotagonisti i aferës, ish-shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, nuk është paraqitur fare në gjykatë, shkruan Koha Ditore.
Ani pse Grabovci aktualisht nuk shihet në organizime partiake, arsyetimi i tij për të shtyrë seancën lidhet me aktivitetin e tij të ngjeshur jashtë vendit.
Sipas mbrojtësve të të akuzuarve, të cilët ishin të pranishëm në seancë, problematike për të vërtetuar çfarëdo pretendimi të Prokurorisë Speciale e bën mënyra se si janë kualifikuar veprimet e pretenduara penale.
COMMENTS