Agjenti: Cavani mund të rikthehet në Serie A

Agjenti: Cavani mund të rikthehet në Serie A

Ulpiana e “myt krejt” Galaksinë, fiton në udhëtim me 0:6

Edinson Cavani nuk nxitohet për të nënshkruar kontratë të re me PSG-në, ka thënë agjenti i tij, derisa ka shtuar se Serie A është një opsion për klientin e tij.

Cavani ishte pjesë e Serie A që nga viti 2007-2013 me Palermon e Napolin, për t’u transferuar më pas në Francë te PSG-ja, transmeton Koha.net.

Walter Cavani, vëllai dhe agjenti i lojtarit, ka folur për mundësinë e kthimit të Edinson Cavanit në Serie A, megjithatë ka përjashtuar mundësinë që ai të transferohet atje në afatin kalimtar të janarit.

“Po, ekziston mundësia. Ka kontakte, por s’kam asgjë për të shtuar momentalisht. Kurse sa i përket LA Galaxys ka gjithmonë spekulime, por asgjë më shumë. Momentalisht nuk jemi të preokupuar me renovimin e kontratës me PSG-në. Edinson do të ketë shumë mundësi në klubet e Evropës kur t’i skadon kontrata. Megjithatë ai nuk do të largohet në janar, kjo është e sigurt”, është shprehur Walter Cavani.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)