Agjërimi i besimtarëve. Praktikantja e Islamit tregon sakrificën dhe detyrimet

Agjërimi i besimtarëve. Praktikantja e Islamit tregon sakrificën dhe detyrimet

Veseli: BE-ja duhet t’i japë Kosovës përgjigjen meritore për vizat

Amina është më shumë se besimtare. Ajo është praktikante e fesë islame që në moshën 8-vjeçare, kur edhe agjëroi për herë të parë. Por, që prej atëherë agjëron vit pas viti, edhe sot, kur numëron 19 vite jetë.

“Agjërimi është një sakrificë e bukur sepse ti përveç se nuk konsumon ushqim kupton rëndësinë dhe bereqetin e ushqimit. për mua është një sfidë me vetveten sepse të agjërosh nuk është e lehtë, jo vetëm agjërim nga ana e ushqimit por është mirë të agjërosh edhe me gojën tënde, të mos ofendosh, që sot është bërë e vështirë të flasësh mirë. ka edhe të mira nga ana shpirtërore, ti ndihesh shumë e qetë”, shprehet Amina Plaku, besimtare myslimane.

Ajo është tepër e re, por i ndjek ritet me përpikëri. Megjithatë tregon se ndonjëherë e ka të vështirë të zgjohet për të ngrënë syfyr.

“Është mirë dhe ka bereqet të madh, por që ka raste që nuk e ha syfyrin sepse nuk më del gjumi. gjyshi dhe nëna nuk agjërojnë sepse janë në moshë të madhe, por ne e kompensojmë duke ushqyer një të varfër në 30 ditët e Ramazanit. Unë, mami, babi dhe motra agjërojmë”, thotë Amina.

Pas 15 orësh pa ngrënë dhe pa pirë, çdo besimtar mysliman, edhe ata jo praktikantë, presin orën kur nisin lutjet dhe ushqimin.

“Në momentin që prishim iftarin është duaja, nuk është se ka gjëra specifike, por mund të jetë uji i zemzenit, uji i bekuar, mund ta hapësh me hurma nga Arabia, mund të hash ushqime tipike, mish, sallatra, nuk është e thënë të kufizohesh. Pasi kemi ngrënë, ai ushqim duhet tretur dhe ne e tresim duke u falur”, tregon Amina.

Një nga shtyllat e besimit mysliman është agjërimi. Por, veshja që mbulon trupin e femrës është një tjetër detyrim që shkruhet në kuran. Amina vendosi shami që në moshën 7 vjeçare, pa dëshirën e nënës së saj dhe fal çdo ditë 5 vakte. Por thotë se oraret e faljes nuk e kanë penguar të bëjë jetën që dëshiron.

“Jeta ime të gjitha ëndrrat që kam pasur vazhdojnë njësoj, vetëm se unë me nder dhe krenari mbaj këtë shami, që nuk më mbulon as mendjen as karakterin, por disa gjëra që unë s’dua t’i shohin të tjerët. Është si ajo shtëpia që i ka të gjitha brenda, ka agjërimin, ka namazin ka çdo gjë tjetër dhe e mbulon çatia, ajo e bukura për ta finalizuar”, thotë ajo./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)