Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës është njoftuar nga anëtari Agim Ademi korrespondent i së përditshmes Koha Ditore, se ndihet i kërcënuar dhe i shantazhuar nga qytetari N.G, për shkak të shkrimeve të tij lidhur me një proces gjyqësor.
Ademi ka treguar se Gashi ka një kohë të gjatë që i bënë presion për shkak të shkrimeve që ai i ka shkruar në lidhje me të.
Presioni i fundit vjen pas artikullit të botuar në Koha Ditore me fokus në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë që Naim Gashi të lajmërohet te qendra korrektuese në Dubravë për mbajtjen e dënimit prej nëntë muajsh me burg.
“Pse po bënë shkrime për mua, a shumë ishe në zor me shkrujtë për urdhëresën e gjykatës. Hajt se tash edhe unë e kryej punën time”, kishte thënë Gashi përmes një telefonate më 9 dhjetor 2017, citon gazetari Agim Ademi.
Për AGK-në kjo është e papranueshme dhe kërkon hetim të shpejt të këtij rasti si dhe marrjen e masave të parapara me ligj.
COMMENTS