Ahmeti: 41 raste aktive me COVID-19, edhe në Lipjan duhet respektuar orari i punës së kafiterive

Ahmeti: 41 raste aktive me COVID-19, edhe në Lipjan duhet respektuar orari i punës së kafiterive

Rrustemi, ferma e pulave po i kundërmon banorët e Komunës së Lipjanit

41 persona aktiv të infektuar me COVID-19 janë tani për tani në komunën e Lipjanit.

Kjo është bërë e ditur nga kryetari i komunës, Imri Ahmeti.

Ahmeti tha se numri i të infektuarve po shtohet dita ditës ,andaj kërkohet kujdes i shtuar i të gjithëve, transmeton Indeksonline.

Tutje ai shtoi se edhe në Lipjan duhet të respektohet orari i punës së kafiterive, restoranteve dhe shërbimeve tjera të gastronomisë.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetar,

Beteja me Covid-19 po vazhdon.

Aktualisht në Komunën tonë janë 41 raste aktive të identifikuara me Covid-19.

Numri i të identifikuarve po shtohet dita ditës andaj kërkohet kujdes i shtuar i të gjithëve!

Si reflektim i kësaj situate jemi të shtrënguar në zbatimin e masave të aprovuara nga Qeveria e Kosovës.

Edhe në Lipjan duhet të respektohet orari i punës së kafiterive, restoranteve dhe shërbimeve tjera te gastronomisë.

Ne me mirëkuptim ju ftojmë të vazhdojmë të respektojmë rekomandimet dhe vendimet e IKSHP-së dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

I.A

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)