Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti në kuadër të aktiviteteve të përditshme, sot i ka inspektuar punimet në shkollën e re në fshatin Rubofc të Lipjanit, ku është njoftuar nga afër me ecurinë e punimeve në këtë shkollë, ku aktualisht është drejt finalizimit.
Ahmeti si duket është ndarë i kënaqur me punët që janë duke u kryer në ndërtimin e shkollës dhe me ecurinë e punimeve të deritanishme, njofton Ulpianapress.
“Po ashtu punimet po vazhdojnë edhe në shkollën e fshatit Rubofc. Sot i kam përcjell nga afër punimet që po shkojnë drejt finalizimit.Urime! 🏫”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin e tij social./Ulpianapress/
COMMENTS