AHMETI KOMENTON DORËHEQJET NË VETËVENDOSJE

AHMETI KOMENTON DORËHEQJET NË VETËVENDOSJE

Kryetari Ahmeti pjesë e takimit virtual me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ministrin e MAPL-së, Elbert Krasniqi

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar dorëheqjet e fundit në partinë e tij Vetëvendosje.

Pas një mospajtimi në Vetëvendosje dhe publikimit të tij, nga pozitat e tyre udhëheqëse kanë dhënë dorëheqje disa anëtarë të kryesisë, përfshirë edhe Visar Ymerin, nga pozita e kryetarit të partisë.

Megjithatë, Ahmeti thotë se ata mbesin ende anëtarë të partisë pavarësisht largimit nga pozitat, raporton KTV.

“Mendoj se ka ndodhur një keqinterpretim, sepse ata nuk janë larguar nga VV-ja, por vetëm nga pozitat udhëheqëse dhe mbesin ende anëtarë të partisë”, ka thënë Ahmeti pas një takimi që ka pasur sot me kryeministrin Ramush Haradinaj.

COMMENTS