Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka reaguar ndaj shpifjeve dhe propagandës që sipas tij po përhapen ditëve të fundit.
“E di që shpifjet dhe negativiteti mund t’ju shqetësojnë, por forca jonë është në punën dhe sjelljen e mirë. Le të ecim përpara me vizion dhe përkushtim, për një Lipjan më të mirë për të gjithë”, ka thënë Ahmeti.
Ai shtoi se propaganda dhe të pavërtetat janë cilësi të papranueshme dhe shprehje e një niveli të ulët, ndërsa theksoi se puna konkrete për qytetarët është përgjigjja më e mirë ndaj tyre.
“Gjithmonë me punë për Lipjanin”, përfundoi Ahmeti.
COMMENTS