Kandidati i LDK-së për kryetar të Lipjanit, Imri Ahmeti takohet me anëtarët e kësaj partie, përcjell Ulpianapress.
Kryetari Ahmeti mbrëmë e bëri publike kandidaturën e tij për mandatin e tretë në rrjetet sociale, mirëpo ai gjatë ditës së sotme, ashtu siç i ka hije një lideri model, ka mledhur në ambientet e selisë së LDK-së anëtarët e kësaj partie për t’ua kumtuar lajmin gojarisht rreth kandidaturës së tij për të parin e Lipjanit.
Gjatë fjalës së tij, i ndërprerë disa herë nga duartrokitjet dhe ovacionet e të pranishmëve, kryetari Ahmeti deklaroi para tyre se janë në proces të angazhimeve të përbashkëta për ta përmbyllur një projekt që quhet projekti i zhvillimit evropian të Lipjanit.
“Ne jemi në proces të angazhimeve të përbashkëta me të gjithë juve për ta përmbyllur një projekt që quhet projekti i zhvillimit evropian të Lipjanit.Ne jemi fitues ende pa filluar gara dhe jemi favorit, sigurisht që i kemi matjet e opinionit, mirëpo vendimarrja është e qytetarëve të komunës së Lipjanit.Puna dhe angazhimet tona nuk kanë munguar si dhe përkushtimi jonë nuk do të mungoi asnjehër”, deklraoi mes të tjerash kryetari Ahmeti.
COMMENTS