Ahmeti shtrin përkrahjen edhe në dy fshatra prej nga vijnë tre rivalë të tij

Ahmeti shtrin përkrahjen edhe në dy fshatra prej nga vijnë tre rivalë të tij

Kryetari Ahmeti prezantoi raportin gjashtëmujor të punës

Në të sosur të fushatës për zgjedhjet e të dielës, LDK e Lipjanit, për tubimet e saj zgjedhore, ka përzgjedhur dy fshatra, prej nga vijne tre kandidatë për kryetar komune.

Përderisa mbrëmë në Banullë, LDK dhe kandiati i saj Imri Ahmeti, morën sinjale të mira të përkrahjes nga banorët e atjeshëm, pavarësisht se ky fshat ka dy kandidatë në konkurrim për kryetar të Lipjanit, njërin nga PDK dhe tjetrin nga AAK, sonte në tubimin në Llugaxhinë e kandidatit të Vetëvendosjes, u dëshmua se shtrirja e përkrahjes që mund ta pres Ahmeti i LDK-së në zgjedhjet e të dielës, ka përfshirë edhe fshatrat prej nga vijnë rivalët e tij.

Në skenën e rregulluar në formë harku, dicka e re në tubimet e deritanishme, e që i bëri përshtypje edhe vetë Kandidatit të LDK-së, derisa i gjendur në mes të pranishmëve të shumtë që e kishin krijuar harkun përreth tij, mori fjalën për t’iu drejtuar atyre.

Gjatë fjalimit të tij Ahmeti tha se gjatë kësaj gare zgjedhore, ai dhe partia e tij, synojnë të ruajën raporte vëllazërore me të gjithë oponentët politikë, por kjo sipas tij, nuk nënkupton që të detyrohen që për shkak të këtyre raporteve në vendim marrje të janë të imponuar apo të detyruar të shkojmë sipas tekeve të kujtëdo qofshin.

” Vendimmarrja dhe besimi i publikut, duhet të kërkohet, jo mbi bazën as të afërsisë, e as të trashëgimisë politike, por vendimmarrja duhet të kërkohet mbi bazën e fuqisë politike dhe ajo që sigurisht është më e domosdoshme, mbi bazën e profesionalizmit, mbi bazën e besueshmërisë dhe mbi bazën e betimit për punë dhe angazhim, për të ruajtur me dinjitet besimin e publikut. Ne besoj se krejt këto, kemi arritur ti dëshmojmë para publikut gjatë mandatit të qeverisjes tonë, duke qenë besnik dhe duke mos abuzuar asnjëherë me besimin që na e kanë dhënë qytetarët”, ka thënë Ahmeti.

 

Si përkushtim të vencatë gjatë mandatit të tij të ardhshëm , Ahmeti ka përmendur bujqësinë për të cilën tha se ka paraparë ndarjen e mekanizmave dhe serave më moderne, për ata që janë përcaktuar për bujqësninë, e që ata të kenë kushte të mira për zhvillimin në këtë sektor, duke shtuar tutje se nga viti i ardhshëm do të fillohet me ndarjen e grandeve për këtë sferë. Duke e quajtur model i një fshati të djersës dhe angazhmit, Ahmeti banorëve të Llugaxhisë u ka premtuar se fshatin e tyre do ta bëjë model me ambiente të gjelbërta dhe fusha të hapura sportive, dhe se projekti i parë i hapësirave publike të gjelbërta, do të nis të realizohet pikërisht në fshatine tyre. Zgjerimi i ndricimit publik dhe përfundimi i ciklit të trotuareve, ishin disa nga projektet tjera, për të cilat Ahmeti u zotua se do ti realizojë në këtë fshat./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)