Kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti ka deklaruar se masat e vendosura nga Qeveria e Kosovës sa i përket situatës me COVID-19, duhet të rishikohen.
Sipas Ahmetit, ministria e Shëndetësisë duhet të marr parasysh impaktin e masave dhe momentumin e pandemisë.
“Gastronomia duhet të lejohet edhe brenda hapësirave të lokaleve të punojë me respektimin e distancës dhe masave tjera të parapara duke e zgjatur orarin e punës.Fushat sportive, duhet të lejohen të punojnë dhe lehtësime të tjera që të ndalet efekti negativ i masave në mirëqenien e qytetarëve”, tha Ahmeti, transmeton Indeksonline.
Tutje ai shtoi se ka humbur kuptimi dhe efekti i masave aktuale. Madje sipas të njëjtit, respektimi i masave është selektiv dhe duhet të unifikohet mbikëqyrja e respektimit të masave në nivel vendi.
COMMENTS