Ahmeti uron 7 Marsin- Ditën e Mësuesit

Ahmeti uron 7 Marsin- Ditën e Mësuesit

Shëndetësia e Lipjanit përfiton aparaturë shëndetësore (Foto)

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, ka uruar të gjithë mësimdhënësit në ditën e Mësuesit, njofton Ulpianapress.

Ahmeti ka shkruar në llogarinë e tij në ‘Facebook’, se detyra e juaj është referencë e përhershme për edukimin e brezave për fuqizimin e dijes që është shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie.

Shënimi i plotë i Ahmetit:

Të nderuar, mësimdhënës
Gëzuar 7 Marsin, ditën tuaj! 🎁
Në këtë ditë ne ju nderojmë juve për punën e kontributin tuaj të madh që keni dhënë në edukimin e gjeneratave me radhë.
Detyra e juaj është referencë e përhershme për edukimin e brezave për fuqizimin e dijes që është shtylla kryesore për zhvillimin e qëndrueshëm të një shoqërie.
Ju uroj shëndet, mirësi e jetë të gjatë juve që na mësoni fëmijët tanë,- E ne i ruajmë me nostalgji mësimet e këshillat që na keni dhënë ju mësuesit tonë të dashur.
Andaj në këtë ditë kur shihni gjeneratat duke ju dërguar një mesazh urimi, një lule, një përqafim është ajo që ju gëzon dhe ju bënë të lumtur.
Urime 7 Marsi!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)