Ahmeti uron Fitër Bajramin

Ahmeti uron Fitër Bajramin

Ahmeti: Rinia është motivi i jonë, ata do të kenë hapësirë të mjaftueshme në jetën institucionale

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar festën e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë në Kosovë.

Ai më anë të një postimi në facebook ka folur për festimin e kësaj feste me solidaritet, unitet e humanizëm, ku ka thënë se duhet ta shtojmë dashurinë për njëri tjetrin, të shtrim dorën e ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë, njofton Ulpianapress.

Urimi i plotë:

Të dashur besimtarë të fesë islame kudo që ndodheni në emrin tim dhe të Komunës së Lipjanit, më lejoni të uroj Bashkësinë Islame dhe gjithë besimtarëve myslimanë festën e Fitër Bajramit, e cila vie pas një sakrifice një mujore me agjerim për Zotin.
Uroj që në këtë ditë të shenjtë e mirësie të harmonizohen vlerat e solidaritetit, dashurisë, respektit e tolerancës së ndërsjelltë, të shtojmë dashurinë për njëri tjetrin, të shtrim dorën e ndihmës për të gjithë ata që kanë nevojë.
Ndërsa neve na mbetet që të punojmë çdo ditë e më shumë të përkushtohemi për një jetë më të mirë për qytetarët tonë.
Dhashtë Zoti të mbizotërojnë vlerat pozitive përherë ndër ne.Urime!

COMMENTS