Ahmeti uron nxënësit për ditën e parë të shkollës: Do të udhëtoni në dritën e dijes, gjuhës, leximit dhe ndriçimit

Ahmeti uron nxënësit për ditën e parë të shkollës: Do të udhëtoni në dritën e dijes, gjuhës, leximit dhe ndriçimit

Urimi i Kryetarit Imri Ahmeti për 10 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti, përmes në shkrimi të publikuar në faqen e tij zyrtare Facebook ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit shkollor, transmeton Ulpianapress.

Ahmeti këtë urim e ka bërë përmes një fotografie me nxenës, teksa ka shkruar se për këtë vit shkollor janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar një vit të suksesshëm, gjatë kohës së pushimeve është bërë renovimi i disa shkollave, rregullimi i rrethojave të shkollës.

Ndërsa nuk ka harruar edhe mësimdhënësit, për të cilët ka thënë se ata bëjnë një punë fisnike. Por edhe prindërit.

Ky është postimi i tij i plotë:

Urime viti ri Shkollor

Të dashur nxënës dhe mësimdhënës!
Të dashur prindër!

Për këtë vit shkollor janë bërë të gjitha përgatitjet për të filluar një vit të suksesshëm, gjatë kohës së pushimeve është bërë renovimi i disa shkollave, rregullimi i rrethojave të shkollës. Në disa fshatra të komunës tonë po fillon mësimi në shkolla të reja, e gjithë kjo për të siguruar kushte dhe arsim cilësor.
Në emër timin personal dhe në emër të institucionit të Komunës Ju urojë fillimin e vitit të ri shkollor, urime të veçanta për klasat e para, që për herë të parë do shkruajnë shkronjat e para të Abetarës.
Do udhëtojnë në driten e dijes, gjuhës, leximit dhe ndriçimit që do ofrojë shkollimi në rrugën e tyre të gjatë.
Urime edhe mësimdhënsëve, arsimëtarëve profesorëve, respekt dhe mirënjohje për Ju që mësoni, edukoni dhe përkujdesëni për edukimin e fëmijëve tanë.

Ju priftë e mbara!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)