Ahmeti uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Ahmeti uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

​​Rrugët kryesore të Lipjanit të kalueshme (Foto)

Kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti ka uruar gjithë nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Urim të veçantë ai ka pasur për nxënësit e klasave të para, duke thënë se nga kjo ditë ata fillojnë të udhëtojnë në driten e dijes, gjuhës, leximit dhe ndriçimit që do ofrojë shkollimi në rrugën e tyre të gjatë, njofton Ulpianapress.

‘’Të dashur nxënës dhe mësimdhënës!
Të dashur prindër,
Në emër tim personal dhe në emër të institucionit të Komunës Ju urojë fillimin e vitit të ri shkollor, urime të veçanta për klasat e para, që për herë të parë do shkruajnë shkronjat e para tē Abetarës.
Do udhëtojnë në driten e dijes, gjuhës, leximit dhe ndriçimit që do ofrojë shkollimi në rrugën e tyre të gjatë.
Urime edhe mësimdhënsëve, arsimëtarëve profesorëve, respekt dhe mirënjohje për Ju që mësoni, edukoni dhe përkujdesëni për edukimin e fëmijëve tanë’’./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)