Ajnishahe Halimi reagon pas shpërthimeve në VV: Ata nuk durojnë!

Ajnishahe Halimi reagon pas shpërthimeve në VV: Ata nuk durojnë!

Serbia i ndalon pjesëmarrjen Kosovës në një konferencë në Beograd

Ish- anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, tash zyrtare e PDK-së, Ajnishahe Halimi ka reaguar pas shpërthimit të skandalit në VV.

Ajo në një shënim në Facebook ka thënë se në VV nuk durojnë, derisa ka mbrojtur në mënyrë indirekte deputeten Aida Dërguti.

Shënimi i plotë:

Ata nuk durojnë…

(2015, fragment)

*

Shkaku i parë dhe i vetëm ishte se, kur shkova, mora me vete trurin, që të mendoj, sytë që të shoh, veshët që të dëgjoj dhe gojën që të flas, kur e gjykoj të nevojshme. Nuk e dija se të hysh në këtë parti është si të hysh në një vëllazëri sekrete, atje ku para se të hysh duhet të heqësh dorë vullnetarisht nga këto dhunti që të ka falur Zoti.

Shkaku i vetëm pse s’më duruan ishte pse unë mendova, pashë, dëgjova dhe, sidomos, pse fola! Mendimi, shikimi, dëgjimi nuk janë të rrezikshme për diktatorët, përderisa këto nuk e shtyjnë gojën të flasë…

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)