Akili dhe Distria e nisin me fitore Grand Slamin në Paris, Nora Gjakova eliminohet

Akili dhe Distria e nisin me fitore Grand Slamin në Paris, Nora Gjakova eliminohet

Lipjan, interesim i madh për ndeshjen Ulpiana – Gjilani

Akil Gjakova e ka nisur në mënyrë mjaftë të mirë Grand Slamin në Paris të Francës.

Xhudisti nga Kosova ka triumfuar përballë gjermanit Igor Wandtke në kategorinë deri në 73 kilogramë për të kaluar në raundin e tretë.

Me fitore e ka nisur edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Kampionia jonë e ka nisur me fitore rrugëtimin e saj drejt medaljes në Grand Slamin e Parisit.

Distria mposhti me ippon garuesen portugeze Joana Diogo në raundin e dytë të garave.

Ndërkohë mirë nuk ka nisur ky Grand Slam për Nora Gjakovën që është eliminuar në kategorinë deri në 57 kilogramë nga jug koreania Jisu Kim. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)