AKR ia ofron postin e Ministrit të Brendshëm Florian Qehajës

AKR ia ofron postin e Ministrit të Brendshëm Florian Qehajës

OVL e Lipjanit: Do të jemi në mbrojtje dhe zëri juaj në çdo sfidë

AKR ia ka ofruar pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme Florian Qehajes, njohës i çështjeve të sigurisë. Qehaja e ka konfirmuar për Gazetën Express se partia e Behgjet Pacollit, e ka kontaktuar, por se ai po e shqyrton ofertën dhe se akoma s’ka vendosur.
Flamur Sefaj mund të mos e kishte menduar se firma e hedhur për revokimin e lejeve të qëndrimit për gjashtë gylenistët do t’i kushtonte me shkarkim nga detyra e Ministrit të Brendshëm që e mbajti për shtatë muaj, madje edhe largimin e tij duke qenë nën hetime.

Karriera e sapo nisur politike e Sefajt, ministrit të panjohur, u kurorëzua me një javë të bujshme, e më pas me shkarkim nga detyra. E, partia e Behgjet Pacollit, është afër vendosjes që postin e Ministrit të Brendshëm t’ia jap një tjetër personi që deri më tani nuk ka qenë direkt pjesë e politikës e as AKR’së.

Gazeta Express po ashtu ka biseduar shkurt Qehajen, e ai ka treguar se AKR e ka kontaktuar per pozitën e Ministrit të Brendshëm.

“S’ka asgjë të konfirmuar. Jam kontaktuar, por akoma jam duke e shqyrtuar”, ka thënë shkurt Qehaja.

Qehaja është drejtor i Qendrës Kosovare për Studime mbi Sigurinë dhe është autor i disa shkrimeve mbi sigurinë.

Florian Qehaja është djali i ish-Gjeneralit shqiptar në Armatën Popullore të Jugosllavisë, Ramadan Qehajës. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)