Akuzohet Komuna e Lipjanit për injorimin e peticionit me 159 nënshkrime

Akuzohet Komuna e Lipjanit për injorimin e peticionit me 159 nënshkrime

Të rinjtë e Poturovcit kapin lopatat dhe i pastrojnë vet trotuaret nga bora

Banorët e fshatit Bregu i Zi Komuna e Lipjanit kanë akuzuar udhëheqësit e kësaj komune për mosshqyrtimin e një peticioni që nga muaji shkurt i këtij viti nëpërmjet të cilit banorët e kanë kundërshtuar vendimin e Kuvendit Komunal për ndarjen e lokacionit për mbeturina inerte dhe groposjen e kafshëve të ngordhura.

Rreth kësaj çështjeje Ekzekutivi lokal në koordinim me kryesuesin e KK-së, ka qenë i obliguar ta vendoste në rend të ditës në njërën nga mbledhjet e KK-së, mirëpo deri tashti një gjë e tillë nuk ka ndodhur, shkruan sot Koha Ditore.

Banorët kanë sugjeruar KK-në ta rishikojë edhe njëherë këtë peticion me 159 nënshkrime derisa lokacioni afër shtëpive nuk mund të caktohej për deponi mbeturinash e aq më pak për groposje të kafshëve të ngordhura.

Rreth kësaj problematike është debatuar mjaft gjatë edhe në mbledhjen e fundit të KK-së derisa opozita ka akuzuar kryesuesin e KK-së Daut Azemi e kryetarin e Komunës Imri Ahmeti për shkelje ligjore në këtë proces./Agim Ademi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)