Alarm në Serbi, ndalohet importi i mishit nga Hungaria për shkak të mortajës afrikane

Alarm në Serbi, ndalohet importi i mishit nga Hungaria për shkak të mortajës afrikane

ANËTARI I PDK-SË LË TË HAPUR MUNDËSINË TË JETË KRYETAR I LDK-SË

Serbia ka marrë vendim që ta ndalojë importin dhe transportin nëpër territorin e saj e të gjitha dërgesave të ushqimit me origjinë shtazore nga Hungaria, në mënyrë që ta parandalojë përhapjen e mortajës afrikane e cila tashmë është shfaqur në shtetin hungarez.
Për rastin e parë të mortajës së derrit Hungaria e ka lajmëruar Serbinë, e cila tashmë ka marrë masa drastike duke e ndaluar importin e të gjitha dërgesave ushqimore me me origjinë shtazore nga ky shtet.

“Në periudhën e ardhshme do të merren më shumë masa që parashihen me ligj nga të cilat aktualisht është ajo e kontrollit të plotë të importit të ushqimit me origjinë shtazore nga Hungaria” kanë thënë në Ministrinë e Bujqësisë.

Inspeksioni veterinar po ashtu do të shtojë kontrollin në të gjitha vendet e shitjes së këtij lloji të ushqimit, thonë autoritetet serbe.

“Me këtë rast u bëjmë thirrje konsumatorëve që të mos blejnë ushqim me origjinë shtazore në vendet që nuk kanë të mbikëqyrura në mënyrë të përhershme nga insepsksioni” ka thënë kjo ministri.

Po ashtu ata kanë paralajmëruar edhe masa të kontrollit edhe nëpër ferma të derrave ndërkohë që kanë bërë thirrje që të shmanget çdo kontakt me derrat e egër nga ana e gjuetarëve, adhuruesve të natyrës dhe personave tjerë që vizitojë zonat e gjuetisë dhe natyrën në shtetet ku është i pranishëm ky lloj infeksioni.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)