Alarmante, për 24 orë, 11 femra kërkuan ndihmë mjekësore pasi u rrahën nga familjarët

Alarmante, për 24 orë, 11 femra kërkuan ndihmë mjekësore pasi u rrahën nga familjarët

E diel e zezë në Vlorë, 34 vjeçari nga Tirana mbytet në det

Dhuna ndaj grave kohëve të fundit ka shënuar dukshëm rritje në Kosovë, dukuri kjo tejet shqetësuese për shoqërinë.

Çdo ditë në raportin 24 orësh, Policia e Kosovës jep detaje për raste të ndryshme si dhuna nga babai, vëllai, burri, vjehrri, etj, transmeton Indeksonline.

Ajo që bie në sy në raportin e fundit është numri i madh i rasteve kur meshkujt kanë ushtruar dhunë ndaj grave.

Në 10 raste janë 11 femra ndaj të cilave është ngritur dorë, e të cilat kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Më poshtë rastet e lajmëruara në policisë:

Fushë Kosovë 19.08.2018-N.N. Me datën 23.08.2018 viktima femër K/Ashkalike ka raportuar se pas një mosmarrëveshje ishte sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Ashkali. Viktima nuk ka dashur të marr tretman mjekësor. Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Obiliq (NN:) 22.08.2018-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull Shqiptar shtetas i Belgjikës i cili pas një mosmarrëveshje e kishte kanosë viktimën femër Shqiptare shtetase e Belgjikës. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Gllogoc 23.08.2018-12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptar të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 23.08.2018-19:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptar të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 23.08.2018-22:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore, ku si pasoj e njëjta ka marr tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prishtinë 23.08.2018-16:14. Është arrestuar i dyshuari mashkull Rom i cili për shkaqe ende të panjohura e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptar të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore, e cila si pasoj e lëndimeve ka marr tretman mjekësor në QKUK. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Pejë 23.08.2018-08:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore dh e njëjta ka marr tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Klinë 21.08.2018-06:30. Në lidhje me rastin me datën 23.08.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër K/Shqiptare e cila si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 22.08.2018-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Ashkali i cili pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/ Ashkalike e cila si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gjakovë 23.08.2018-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili i kishte keqtrajtuar fizikisht dhe psiqikisht dy vajzat e tij viktimat femra K/ Shqiptare. Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)