Sipas deputetit të Alternativës, Ilir Deda, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka bërë vendin skllotë dhe ka avancuar shumë në marrëveshje të fshehtë me Serbinë për kufijtë.
Ai ka thënë në “Rubikon” të KTV’së se shumë shpejt liderët tjerë shtetërorë do të përballen me marrëveshje të kryer, pasi, sipas tij, “Thaçi ka avancuar shtatë-tetë hapa përpara”.
Deda ka thënë se vendi është në kaos total.
“Njerëzit po shohin kaos në të gjitha anët. Presion, greva, Thaçi e ka bërë të gjithë Kosovën skllotë. Me partitë politike në Kosovë, nuk po flitet veç për taksën. Thaçi rren kur thotë se kurrgjë s’është marrë vesh me Vuçiqin. Neve do të vijnë ndërkombëtarët e na thonë se ka marrë fund. Presidenti ka dhënë garanci për të dhënë territor. Thaçi është shumë afër nënshkrimit të marrëveshjes. Mirë është që kryeministri të thotë se s’e lë më Thaçin vet në dialog”, ka thënë Deda, duke shtuar se rezistenca ndaj ndryshimit të kufijve është zbehur në dy muajt e fundit.
COMMENTS