Alban Nuredini, zgjidhet kryetar i Degës së LDK-së në Britani

Alban Nuredini, zgjidhet kryetar i Degës së LDK-së në Britani

Hajrullahu voton në Banullë

Rezultati zgjedhor i shkurtit ka shtyerë Degën e LDK-së, në Britani të Madhe të zgjedh kryetarin e saj të ri, Alban Nuredini

Në fjalën hyrëse, nënkryetari Vehbi Sherifi, ka thënë se LDK edhe në Britani do të riformohet dhe do të ristrukturohet për zgjedhjet e ardhshme.

Alban Nuredini, kryetar i degës ka thënë
se ndërgjegjësimi i LDK-së, dhe i politikës shqiptare në Britani, kërkon angazhim të profilit riprezentues, ( imazhit). Po ashtu Nuredini tha se, diaspora do të trajtohet veçantë në çdo aspekt në vendimarrje.


Vlen të theksohet kontributi i degës së LDK-së, edhe për gjatë luftës dhe në çdo proces është shprehur Ahmet Ahmeti.
Po ashtu kontributi, i Agron Loxhes, Bajram Gecajt, Remzi Lales, Vehbi Sherfit, Fehmi Veselit dhe shumë të tjerëve.

“ Agron Loxha, njeriu që na ka frymëzuar dhe rritur me idetë rugoviane”. Loxha është dekoruar edhe kryetar nderi nga presidentja Jahjaga ka thënë Ahmeti

Në fjalën e tij, kryetari Remzi Lala, tha se LDK është vërtetësia e shtetit. Jam krenar që i kam shërbyer degës përgjatë këtyre vieteve.


Punimet i ka përcjellur, nënkryetari i LDK-së, Imri Ahmeti.

Ahmeti është shprehur optimist se LDK do të rikthehet fuqishëm me një organizim të tillë gjithëpërfshirës.

“ Dua të theksoj se LDK do të rikthehet fuqishëm dhe kjo është garancë për riformim. Dega e LDK-së ka bërë një hap të rëndësishëm me Alban Nuredinin”.

“ Njerëzit si Alban Nuredini, i duhën LDK-së, i duhen shtetit”. Ka theksuar Ahmeti

Po ashtu nënkryetari i LDK-së, Imri Ahmeti, iu është përgjigjur gjitha pyetjeve të panelit në takimin virtual dhe zhvillimeve politike në vend.

Punimet i ka përcjellur edhe profesori, Bajram Gecaj, njëri ndër themeluesit e degës në Britani.

Takimi është mbyllur duke iu hapur mundësi që në mbledhjen e radhës të zgjidhen organet e tjera të partisë dhe antarët e rinj.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)