Një nga çiftet më simpatike të estradës sonë janë Miriam Cani dhe Alban Skënderaj.
Dyshja kanë edhe dy këngë të përbashkëta me të cilat kanë rrëmbyer zemrat e publikut.
Ditë më parë, Miriami ka paralajmëruar një këngë të re të cilën do ta sjell në duet me Albanin, por para kësaj ajo sot lanson projektin solo me titull “Meteor”, këngë e cila e rikthen Miriamin pas një pauze të gjatë në skenë, shkruan lajmi.net.
Në rrjete sociale, Albani ka paralajmëruar këngën e Miriamit , me një mbishkrim përplot dashuri, e që mund të jetë edhe varg i shkëputur nga projekti i ri i saj.“Nuk thoja kot qe je nje Engjell???”, ka shkruar Albani mbi imazhin në të cilin Miriami shihet me një palë krahë engjulli. /Lajmi.net/
COMMENTS