Albërie Hadërgjonaj thotë se ka gjithçka në jetë, duke qenë se Zoti e ka bekuar me dy vajza.
Këngëtarja është nënë e Agnesës dhe Anxhelinës, ndërsa këto ditë e ka pasur ditëlindjen vajza e madhe e saj.
Në urimin për ditëlindjen e Agnesës, Albëria ka treguar se është e përmbushur në jetë me vajzat e saj.
“Kur më pyesin se çfarë kërkon më shumë në jetë, filloj e qesh sepse në jetë unë kam gjithçka dhe nuk dua asgjë më shumë!”.
“Zoti më bekoi me dy vajza të përkryera. Ma mbushi zemrën plot gëzim. Unë ndonjëherë i them vetes se ndoshta nuk e falënderoj Zotin aq sa duhet për ju”.
“Agnesa, sot është dita jote e lindjes dhe nga larg me mall e me zemër nënë të uroj gjithë të mirat e kësaj bote. U bëfsh 100 vjeçe e lumtur bashkë me ne”.
“Faleminderit që je model i mirë i shoqërisë shqiptare. Faleminderit që je vajzë, nënë, motër, bashkëshorte, mike e mrekullueshme”.
“Të dua shumë. Më ka marrë malli shumë. Urime ditëlindjen Agnesa Hadërgjonaj”, ka shkruar Albëria në postimin e saj. /Telegrafi/
COMMENTS