Alberti i AAK-së kërkon votën tuaj për Asamblenë e Lipjanit

Alberti i AAK-së kërkon votën tuaj për Asamblenë e Lipjanit

Kush tentoi ta vret Xhavit Halitin? Flet dëshmitari

Kandidati i AAK-së për asamblist në Lipjan, Albert Buja ka treguar arsyet pse qytetarët e Lipjanit duhet ta votojnë atë për këtë pozitë.

Buja tha se dëshiron që Lipjani të zhvillohet e të bëhet qytet i jetueshëm, ku të gjithë ndihemi mirë e krenarë.

‘’Kam vendosur të kandidoj sepse e dua qytetin tim, Lipjanin tim. Po kandidoj sepse dua të jap kontribut që Lipjani ku u linda e u rrita të zhvillohet e të bëhet qytet i jetueshëm, ku të gjithë ndihemi mirë e krenarë.Vendimet që merr Asambleja Komunale kanë rëndësi të jashtëzakonshme për jetën tonë të përditshme, e për këtë shumë pak jemi të vëmendshëm. Kur e them këtë po nisem nga vetja, as unë nuk kam qenë shumë i vëmendshëm rreth punës që bën Asambleja Komunale. Ne qytetarët nuk konsultohemi fare për të ardhmen e qytetit tonë dhe dijmë shumë pak për të! Unë dua ta ndryshoj këtë praktikë. Zëri i secilit qytetar duhet të ndëgjohet, sepse Lipjani është i të gjithëve dhe për të gjithë’’.

Albert Buja i cili është biznesmen i dëshmuar tash e disa vite, kandidat nga radhët e AAK-së për asamble me numër 14-të, kërkon besimin e qytetarëve për mandatin e tij të parë si asambleistë në Kuvendin e Komunal të Lipjanit.

No description available.

Buja tutja ka shtuar se të rinjtë dhe të rejat, studentët, intelektualet, ndërmarrësit, pensionistët, madje edhe banorët e zonave të thella që merren me bujqësi e blegtori me të cilët takohet çdo ditë, i jepin garancinë më të fuqishme se ai do t’i përfaqësoj denjësisht zërat e tyre në asamblenë e Lipjanit.

Ejani që së bashku të shkojmë një hap përtej ankesave, dëshpërimit e pesimizmit. Tani është koha të punojmë se bashku që AAK-në t’a bëjmë faktor përcaktues pas 17 tetorit.
Na jepni mundësinë që qytetarit të Lipjanit të ja kthejmë krenarinë. Ta bëjmë Lipjanin qytet të ëndërrave ku askujt nuk i mohohet e drejta e tij për tu punësuar për shkakun se nuk i takon një partie politike. Na mundësoni që se bashku të e bëjmë Lipjanin qytet të barabartë për të gjithë”, tha Albert Buja kadidat për asamble nga AAK-ja e Lipjanit.

Me 17 tetor voto #AAK-në me numër 121 dhe #Albert Buja me numër 14.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)