Albin Kurti dhe Donika Kadaj mbesin në paraburgim

Ahmeti: I prekuri me koronavirus në Janjevë pa e ditur se ishte i infektuar, ka marrë pjesë nëpër ndeja

Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi do të vazhdojnë të jenë në paraburgim, pasi gjykata refuzoi kërkesën për lirimin e tyre nga kjo masë.
Albin Kurti e Donika Kadaj-Bujupi mbeten në paraburgim, pasi gjykata refuzoi kërkesën për lirimin e tyre nga kjo masë.

Prokurori nuk e kundërshtoi kërkesën për lirim të të dy të akuzuarve, duke ia lënë këtë çështje në “dorë” gjykatës.

Trupi gjykues u tërhoq pastaj për të vendosur rreth kërkesave për lirim të Kurtit e Kadaj-Bujupit, ndërsa pas kthimit në sallë vendosi ta refuzojë kërkesën.

“Refuzohen propozimet e mbrojtësve të të akuzuarve për ndërprerjen e masës së paraburgimit, sepse ende ekzistojnë arsyet e caktimit të masës së paraburgimit”, tha kryetari i trupit gjykues Beqir Kalludra.

Ky trup edhe në seancën e kaluar kishte refuzuar lirimin nga paraburgimi të Kurtit e Kadaj-Bujupit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)