Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dërguar letër në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVv-së, meqë nuk kishte mundësi të ishte i pranishëm.
Ai me anë të kësaj letre, ka folur edhe rreth skandalit të fundit, ku deputetja Aida Dërguti shihej ta ketë ofenduar Kurtin.
Kurti me ketë rast, ka thënë se e falë Dërgutin, por nuk mund ta shpjegojë faktin që ky komunikim është bërë tinëz strukturave të subjektit.
“Nuk është problemi ajo që ka përdorur Aida. E fali edhe po te mos më kishte kërkuar falje. Ajo nuk më ka kurrfarë borxhi mua”, ka deklaruar ai përmes letrës.
Megjithatë, ai ka thënë se thelbi nuk është problemi, por ky komunikim tinëz që siç thotë ai, kushedi se për çka është bërë.
Ai më tej, ka thënë se Aida nuk është fajtore.
“Si erdhi ajo deri në këtë pikë, nuk kam tjetër shpjegim pos mashtrimit. Do të thotë, ajo nuk është fajtore”, ka shkruar Kurti në letrën të cilën e ka lexuar Arben Vitia, raporton “Zeri.info”.
Kurti në këtë letër ka thënë se nuk ka “pykë” që do ta ndajë Lëvizjen. Ai ka thënë se në zemra mbeten çdoherë të bashkuar.
Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm po mbahet për ta caktuar kohën e zgjedhjeve të brendshme.
COMMENTS