Albin Kurti, i vetmi kandidat për kryetar të VV-së

Albin Kurti, i vetmi kandidat për kryetar të VV-së

Zyrtarë të LDK-së takohen me këshilltarin e Merkelit

Albin Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të lëvizjes “Vetëvendosje”.
Kjo u bë e ditur për gazetën “Zëri” një ditë para përfundimit të afatit zyrtar të paraqitjes së kandidaturave për drejtuesin e Lëvizjes, shkruan kjo e përditshme.

“Deri më tani Albin Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të lëvizjes ‘Vetëvendosje’. Nuk janë paraqitur kandidatë të tjerë. Hapat e tjerë, të cilat janë të rregulluara me Rregulloren e Zgjedhjeve të Brendshme, do të bëhen publikë gjatë javës”, ka deklaruar për “Zërin” Adnan Rrustemi nga Komisioni për Zgjedhjen e Kreut të Lëvizjes “Vetëvendosje”.

Edhe sekretari organizativ i lëvizjes “Vetëvendosje”, Ismajl Kurteshi, ka sqaruar për “Zërin” se pas përfundimit të afatit për kandidim e që është 10 janari i 2018-s do të caktohet se sa ditë fushatë do të ketë për kandidatët për kryetar.

“‘Vetëvendosja’ i pranon kandidaturat e atyre që janë të interesuar. Po ashtu duhet të përcaktohet sa ditë do të jenë fushatë. Nëse ka për të pasur më shumë se 2 kandidatë, garantohen 4 javë fushatë dhe pastaj caktohet dita e votimit.

Por, dita e votimit nuk caktohet para se të kalojë afati përfundimtar, sepse nuk dihet a ka për të pasur një kandidat apo më shumë”, ka theksuar Kurteshi. Ai gjithashtu ka thënë se edhe nëse mbetet një kandidat procesi vazhdon normalisht, ku në fletëvotime shkruhet “për” dhe “kundër”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)