Ish-anëtarja e kryesisë së nëndegës së LDK-së së Lipjanit, Albulena Brestovci, gjatë ditës së sotme i’u bashkua partisë së Fatmir Limajt, njofton Ulpianapress.
E kontaktuar nga Ulpianapress, Bretovci ka thënë se Nismës i është bashkuar për ta përkrahur vëllaun e saj Bekim Brestovcin, i cili është kandidat për deputet.
“Une familjen e shoh si diçka të shenjët, e aq më tepër Bekimin, ai i cili më ka dhënë dhe emrin, prandaj, kam vendosë që sot t’i bashkohem rrugëtimit të tij,ta perkrahë maksimalisht atë siç më ka perkrahur dhe ai mua.
Une besoj fuqishëm në intelektin e tij, në programin e tij, i besoj me plot GUXIM idealeve të tij për të kontribuar në të mirë të këtij vendi, prandaj nga sot do të jem aty”, ka thënë fillimisht Brestovci.
Ajo tutje ka falenderuar LDK-në e Lipjanit, duke kujtuar momentet e mira që kaloi në këtë parti, për trembëdhjetë vite sa ishte anëtare e saj.
“Ka qenë periudhë shumë e kendëshme për mua,me shumë aktivitete, kam marrë mesime të mëdha në fushën politike, i jam shumelë mirënjohëse degës për besimin që kanë pas në mua”, ka përfunduar Brestovci.
Kujtojmë që zgjedhjet e parakohshme mbahen me 6 tetor dhe Lipjani përfaqësohet me 14 kandidatë për deputetë./Ulpianapress/
COMMENTS