Një grup deputetësh dhe aktivistësh të Lëvizjes Vetëvendosje kanë kërkuar nga kryetari Visar Ymeri një mbledhje të jashtëzakonshme për siç thuhet fyerjes publike që deputetja Aida Dërguti i ka bërë Albin Kurtit.
Në komunikimet e brendshme të këtij subjekti politik, po ashtu merret vesh se Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Ylli Hoxha kanë dhënë dorëheqje nga kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Për këtë mbledhje duhet marrë parasysh se 3 anëtarë të Kryesisë kanë dhënë tashmë dorëheqjen nga Kryesia (Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Ylli Hoxha) dhe në ndërkohë Albin Kurti e ka të pamundur pjesëmarrjen për shkak se regjimi e ka vendosur në paraburgim si pasojë e faktit që ai dhe deputetët e tjerë të Levizjes kanë dalë në mbrotje të Republikës”, shkruan në letrën e Xhelal Sveçlës dhe Boiken Abazit drejtuar Ymerit më 3 dhjetor.
COMMENTS