Albumi i Dua Lipës në 50 më të mirët e 2017-së

Çfarë nuk keni ditur për puthjen, mësojeni në prag të Shën Valentinit

“Billboard” është revistë amerikane në pronësi të Hollywood Reporter-Billboard Media Group.

Ajo së fundi ka bërë renditjen e top albumeve të vitit 2017, ku mesin e tyre gjendet edhe një artiste shqiptare.

Albumi debutues i këngëtares shqiptare zë pozitën e 43-të ndër 50 sosh më të mirit të këptij viti që po lëmë pas nesh.
“Një hit i vetëm nuk e bën dikë superyll. Teksa hiti ‘NewRules’ po vazhdon të thyejë rekorde dhe të ngjitet në ‘BillboardaHot 100’ është albumi debutues i nivelit të lartë që e futë atë në mesin e yjeve më premtuese të zhanrit pop”, shkruan në vlerësimin e revistës.

“Që nga ‘IDGAF’ e deri te ‘Lost In Your Light’, 22-vjeçarja ka treguar një klas të lartë – të cilin mezi presim ta shpalosë në të ardhmen”, ka shkruar ndër të tjerash revista në përshkrimin për albumin e Dua Lipës.

Theksojmë se ditë më parë këngëtarja fitoi edhe pllakën e artë shkaku e shitjes së albumit në shfira milionëshe.

Gjithashtu edhe disa këngë të prishtinases u bën hite duke përfshirë “New Rules”, i cili deri më tani është shikuar mbi 788 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, top pesëshja e albumeve nga “Billboard” është Kendrick Lamar – “Damn”, SZA – “Ctrl”, Lorde – “Melodrama”, Jay-Z – “4:44 dhe Khalid – “American Teen”. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)