Aleksiq: Serbët në Kosovë kanë më shumë të drejta se në Mal të Zi

Aleksiq: Serbët në Kosovë kanë më shumë të drejta se në Mal të Zi

Kastrioti në gjunjë, KF Ulpiana i mbanë leksion ekipit ferizajas

Derisa në Kosovë është zgjidhur çështja e komuniteteve fetare e në kuadër të saj edhe e fesë ortodokse serbe, Mali I Zi ende nuk e ka bërë këtë hap.

“Formalisht edhe ligjërisht, serbët në Kosovë gëzojnë më shumë të drejta, sesa në Mal të Zi, sepse këtu, në Mal të Zi, vetëm mund të ëndërrojmë kur të vendoset ligji për bashkësitë fetare, nërkohë që Kosova tashmë e ka kryer këtë çështje”, delklaroi Budimir Aleksiq, profesor në Seminarin e Cetinjës, njoftojnë mediet serbe.

“Ky është një paradoks që Evropa e sotme ende nuk e ka parë”, shtoi Aleksiq.

Tutje, ai kujtoi se Mali i Zi me çdo mënyrë dëshiron që Kosova të anëtarësohet në UNESCO.

Për më tepër, organet shtetërore malaziase, thekson Aleksiq, kanë konfiskuar pronësinë e Mitropolitit të Malit të Zi, që sipas tyre është një e treta e territorit të Malit të Zi.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)