Alexis Sanchez është përplasur me bashkëlojtarët e tij të Arsenalit

Kosova Champions League, shorti për 1/8 e finales të enjëten

Superylli i Arsenalit, Alexis Sanchez, është përplasur me bashkëlojtarët e tij, për shkak se ata janë tejet të pakënaqur me formën e kilianit.

29 vjeçari ishte shumë afër largimit nga Emirates Stadium gjatë afatit kalimtar të verës dhe ishte bindur se do të transferohej në Manchester City, por marrëveshja kishte dështuar në orët e fundit.

Sanchez është në vitin e fundit të kontratës së tij me topxhinjtë dhe pritet që ai të largohet si lojtar i lirë, se sa të shitet në afatin kalimtar të janarit.

Reprezentuesi kilian kishte shënuar 30 gola në 51 paraqitje në sezonin e kaluar, por përformancat e tij në këtë sezon nuk janë të sikur ato të sezonit të kaluar.


Ylli kilian është kritikuar shumë pas barazimit të Arsenalit 1 me 1 me Southamptonin, në atë ndeshje ai kishte humbur topin 32 herë.

Anëtar të skuadrës së Arsene Ëenger, besojnë se Sanchez tashmë ka vendosur të largohet dhe se sjellja e tij është duke ndikuar negativisht në ekip, sipas “The Sun”.

Sanchez pritet të startojë të premtën në derbin kundër Liverpoolit, që do të zhvillohet të premten. /arbresh.info/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)