Ali Ahmeti në festë, BDI fitoi kundër të gjithëve

Kryetari Ahmeti me bashkëpunëtorët bënë homzazhe pranë lapidarit të Lulzim Morinës (Komandant Luli)

BDI ka fituar në shumicën dërrmuese të komunave ku kandidoi.

Entuziami duket qartë në selinë e saj edhe përmes një fotoje të publikuar nga ish ministri i arsimit Pishtar Lutfiu.

“Urimeeeeeee për të gjithë Komunat”, ka shkruar Lutfiu.

Ndërsa në sheshin ‘Skënderbeu’ në Shkup, BDI ka nisur festën për fitoren e saj në zgjedhjet e sotme lokale me kandidatin e saj Visar Ganiu.

“Urime fitorja. Çairi mbetet bastion i BDI-së. Visar Ganiu është kryetar i komunës së Çairit. Ju falënderoj të gjithëve që këto dy muaj nuk keni lënë familje në Çair pa ia prezantuar programin e kandidatit të ardhshëm Visar Ganiu.

Ju e kthyet mbështetjen e BDI-së, fitorja iu takon juve dhe komuna e Çairit dhe BDI do të jetë në shërbim të qytetarëve. Prej këtu vetëm fillojnë fitoret e reja të BDI-së”, ka thënë shefi i Shtabit zgjedhor të Çairit, Bujar Osmani. /albeu.com/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)