Ali Stublla është kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës me numër 98.
Stublla vjen nga fshati Jeta e Re e Lipjanit, ndërkaq ka të përfunduar menaxhimin e bizneait, ku prej vitesh ushtron këtë detyrë.
Stublla, është njëri nga themeluesit e PDK-së së Lipjanit, ki si Biznesmen i dalluar, iu bashkëngjit Partisë Demokratike të Kosovës, që në atë kohë udhëhiqej nga ish-Presidenti Hashim Thaçi, përcjellë Ulpianapress.
Stublla ka vendosur që përmes një video-mesazhi të bëj të qarta arsyet se pse ka vendosur të kandidoj për deputet në Kuvendin e Kosovës.
Më tutje 98-shi i PDK-së shton se: “Në emër të penzionistëve, të rejave e të rinjëve, të grave e të vajzave, veteranëve dhe invalidëve e mbi të gjitha në emër të te gjithë atyre familjeve që dhanë më te dashurit e tyre të cilët u flijuan në altarin e lirisë! Unë do të punoj e luftoj për te mirën tonë te përbashkët, por këtë smund ta bëjë pa ju.”
Ndiqni videon më poshtë:
COMMENTS