A ju ka rastisur ta dini një gjuhë të huaj, por të shkruani më mirë në atë gjuhë sesa të flisni?
Ose a ju ka ndodhur ndonjëherë ta vëreni se në momentin kur i pini një apo dy birra, papritmas ju flisni më mirë në gjuhën e huaj që e njihni?
Një zbulim i ri i publikuar në një revistë të njohur, e ka konfirmuar atë se vërtet alkooli na ndihmon ta flasim më mirë një gjuhë të huaj, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit kanë mbledhur 50 gjermanfolës të lindur aty, të cilët kohëve të fundit kanë mësuar të flasin danisht. Praktikantëve më pastaj u është dhënë një dozë e vogël e alkoolit ose pije që nuk ka pasur përmbajtje alkooli, dhe u është kërkuar të kenë një bisedë në danisht për disa minuta.
Bisedat ishin incizuar, dhe më pastaj ishin vlerësuar nga dy danez folës, të cilët nuk ishin në dijeni se praktikantët kishin konsumuar alkool. Ata të cilët ishin nën ndikim të alkoolit kanë marr vlerësime më të larta se kolegët e tyre që nuk kishin konsumuar, sidomos kur ishte puna tek shqiptimi.
Rezultatet i dëshmuan studiuesve hipotezën se pak alkool mund të përmirësojë aftësinë e të folurit të një gjuhe tjetër.
Është e rëndësishme të nxjerrim në pah se pjesëmarrësit në këtë studim kishin konsumuar një dozë të vogël të alkoolit. Niveli i lartë i konsumimit të alkoolit nuk mund të ketë përfitime në shqiptimin e fjalëve të huaja.
Kështu, çfarë bëjnë saktësisht pijet alkoolike në këtë aftësi të posaçme? Mund të duket kontradiktore, pasi që alkooli dëmton funksione njohëse, si aftësia për të kushtuar vëmendje dhe kujtimi i fakteve. Por kjo gjithashtu ul shqetësimin tonë shoqëror dhe rrit vetëbesimin, i cili na ndihmon kur flasim me një person tjetër.
Qëllimi kryesor i hulumtuesve ishte të testonin këto teori kontradiktore; ndërkohë që aftësia e alkoolit për të lehtësuar ankthin social është ndoshta një faktor kryesor, ata nuk mund ta thonë në mënyrë përfundimtare.
Duhet të jemi të kujdesshëm në lidhje me implikimin e këtyre rezultateve derisa të dimë më shumë rreth asaj që shkakton rezultatet e vëzhguara.
Një mekanizëm i mundshëm mund të jenë efektet reduktuese të alkoolit. Por,duhet më shumë studime për ta testuar këtë. /Telegrafi/
COMMENTS