Sheshet e Prishtinës tash e disa ditë janë zhytur në magjinë e festave të fundvitit. Dekorimi i tyre me drita shumëngjyrëshe dhe zbukurime tjera ka bërë që shumë qytetarë të mahniten.
Sikurse çdo vit tjetër, për këtë gjë është kujdesur Komuna e Prishtinës e cila këtë vit ka ndarë buxhet afro 60 mijë euro. E dekorimi i svjetëm po duket që po i lë të gjithë gojë hapur, madje kjo i ka bërë përshtypje edhe Ambasadës Amerikane.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar ” Prishtinë, po dukesh për mrekulli këtë mbrëmje! Po e shijojmë ecjen nën dritat e festave të fundvitit”. /Telegrafi/
COMMENTS