Ambasadori Delawie Thaçit, Haradinajt dhe Veselit: Mos na e ngulni thikën pas shpinës

Edhe një reagim i SHBA-së kundër peticionit për ta ndryshuar Specialen

Në një paraqitje të jashtëzakonshme për media, Ambasadori Amerikan, Greg Delawie ka deklaruar që nëse sonte shfuqizohet Ligji për Tribunalin Special, kjo do të ishte një thikë pas shpine për SHBA’në.
Në objektin e Kuvendit të Kosovës ambasadori Delawie ka deklaruar që ka një përpjekje që po vazhdon për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale. Delawie ka porositur liderët që të mendojnë për interesin e 2 milionë qytetarëve e jo atë personal.

“Dëshiroj ta bëj shumë të qartë që SHBA e kundërshton cdo përpjekje për ta shfuqizuar këtë ligj. Duhët të thëm se jam shumë i dëshpruar nga kjo gjë që erdhi befasisht ditëve të fundit, pa debat publik, për një cështje që ka interes shumë të madh për qytetarët e Kosovës. Është një paturpësi, nga pikëpmaja ime. Nëse kjo cështje ka sukses, atëherë do të ketë implikime negative për Kosovën si pjesë të Evropës. Nga SHBA kjo do të konsiderohet si një thikë pas shpinës. Kosova do ta zgjedhë izolimin, në vend të bashkëpunimit. Më duhet të them se do ta kthejë prapa orën e progresit të Kosovës. Po u bëj thirrje liderëve kosovarë që ta mbyllin këtë përpjekje. Të gjithë duhet të mendojnë për interesin e Kosovës.”

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)