Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka paralajmëruar se nëse deputetët vendosin për anulimin e Gjykatës Speciale, Kosova mund t”i dëmtojë marrëdhëniet me miqtë e saj ndërkombëtar.
Heldt ka thënë se Gjykata Speciale është pjesë e rëndësishme e sundimit të ligjit në Kosovë.
“Angazhimi në sundimin e ligjit është një gur themel për zhvillimin e Kosovës.
Dhomat e Specializuara janë pjesë e rëndësishme e sundimit të ligjit të Kosovës. Çdo përpjekje për të ndryshuar këtë ligj mund ta vendosë Kosovën prapa në kursin e saj Euro-Atlantik dhe të dëmtojë marrëdhëniet me miqtë e saj më të afërt”, tha sonte ambasadori gjerman Christian Heldt.
43 deputetë kanë kërkuar që të mbahet sonte seanca e jashtëzakonshme për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Ditë më parë me iniciativën e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumë qytetarë, por edhe ish-pjesëtarë të UÇK”së kanë nisur të nënshkruajnë një peticion ku kërkohet ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale.
COMMENTS