Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në një takim lamtumirës Ambasadorin e Suedisë, Henrik Nilsson.
Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Nilsson për punën që e ka bërë gjatë mandatit të tij në forcimin e marrëdhënieve të dyja vendeve.
“Suedia gjithmonë ka mbështetur Kosovën, sidomos në fazën e shtetndërtimit dhe forcimit të subjektivitetit ndërkombëtarë”, ka theksuar Presidenti, thuhet në komunikatën e zyrës për media të Presidencës.
Në anën tjetër ambasadori Nilsson konfirmoi mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën.
“Suedia e përkrah të ardhëm evropiane të Kosovës dhe të tërë rajonit”, u shpreh Ambasadori Nilsson, thuhet tutje në komunikatë.
COMMENTS