Amerika nuk kërkon nga Serbia të zgjedhë mes BE’së dhe Rusisë

Amerika nuk kërkon nga Serbia të zgjedhë mes BE’së dhe Rusisë

Një asteroid gjigant mund ta godasë tokën? NASA përgatit raketën 9-tonëshe

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, deklaroi se vendi i tij nuk kërkon nga Serbia që të përzgjedhë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Rusisë.

Duke folur për dialogun Beograd-Prishtinë, diplomati amerikan tha se është bërë një progres i madh, por disa obligime ende nuk janë përmbushur dhe se të dyja palët duhet të bëjnë shumë për të arritur normalizimin e plotë të marrëdhënieve.

“Disa obligime mbeten edhe më tej të pa zbatuara. Mungesa në avancimin e komunave serbe është shembull. Të dyja palët edhe më tej duhet të bëjnë më shumë nëse dëshirojnë të arrijnë te synimi për të konfirmuar plotësisht normalizimin e marrëdhënieve”, tha Scott për mediat serbe.

Ai tha se vrasja e shtetasve amerikanë, vëllezërve Bytyqi më 1999 dhe djegia e Ambasadës së SHBA-së në vitin 2008, janë gjëra të cilat duhet të zgjidhen.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)