Analiza e kontracepsionit global, malazezët përdorin fare pak prezervativë – të dhëna edhe për vendet tjera

Analiza e kontracepsionit global, malazezët përdorin fare pak prezervativë – të dhëna edhe për vendet tjera

Disa nga qytetet me pemët më fantastike të Krishtlindjeve

Më 26 shtator, në Ditën Botërore të Kontraceptimit, “Unternehmen Gedeon Richter” ka dhënë një analizë globale të kontracepsionit.

Sipas kësaj analize, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ndërsa sterilizimi i grave është metoda e kontracepsionit numër një në botë, gratë në Afrikë favorizojnë një injeksion.

Gjithashtu, siç thuhet më tej, marrëdhëniet e ndërprera janë shumë të përhapura, kryesisht në Evropën Juglindore.

Sipas këtyre të dhënave, niveli më i lartë i kontraceptivëve është në Mbretërinë e Bashkuar, ku 92.6 për qind e femrave në mes 16 dhe 49 vjeçe të cilat janë në lidhje të ngushtë përdorin kontraceptiv, e ndjekur nga Danimarka (91.7 për qind) dhe Norvegjia (88.5 për qind), ndërsa në Gjermani ky nivel është 87 për qind.

Po sipas të dhënave, në fund të listës gjendet Mali i Zi, në vendin 154 me 23.1 për qind.

Nëse bëhet një krahasim me rajonet e mëdha botërore, Amerika Latine dhe Karaibet arrijnë me 69.7 për qind që vlerësohet të kenë shkallën më të lartë kontraceptive.

Evropa zë pozicionin e mesëm me 68.7 për qind, Amerika e Veriut me 65.7 për qind dhe Azia me 62.1 për qind.

Në kontinentin afrikan, vetëm 30.6 për qind e grave në marrëdhënie përdorin kontraceptiv. Kjo kuotë në Sudanin e Jugut është vetëm 4 për qind.

Ndërsa në Gjermani pilulat (35 për qind) dhe prezervativi (29 për qind) përdoren zakonisht – në skenën botërore, mjeti më i zakonshëm është sterilizimi i femrave.

Në Azi, Amerikën Latine dhe Amerikën e Veriut, sterilizimi është një metodë e preferuar e kontracepsionit.

Ndërsa spiralet dhe injeksionet në botë u renditën në vendin e katërt, me 5.5 për qind, përkatësisht në vendin e pestë me 4.4 për qind.

Spiralet janë përdorur kryesisht nga gratë në Korenë e Jugut. Arsyeja – prezervativi është i rrallë në këtë vend, dhe pilulat lejohen vetëm kur vajzat janë mbi 19 vjeç.

Prezervativi si një nga dy opsionet e mbrojtjes së burrave në vendet më të ranguara në botë ka përdorim më të lartë në Botsvanë në 47.7 për qind. Në vendin 2 dhe 3, Greqia (33.9 për qind) dhe Gjermania (29 për qind).

E sterilizimi i burrave kryesisht është i përhapur në Kanada me 22.0 për qind, Zelandë të Re 19.5 qind, si dhe Britania e Madhe me 17.6 për qind. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)