Analizë: Si doli “muti” mbi sipërfaqe në LVV?

Analizë: Si doli “muti” mbi sipërfaqe në LVV?

Kurti, zgjidhja për Lipjanin janë numri 10 dhe Selatin Retkoceri

Mesazhi i Aida Dërgutit për Albin Kurtin ishte një herezi. Deri dje ai ishte konsideruar prej aktivistëve të LVV’së si Ati i Shenjtë, e sot “ai muti”. Çfarë ka ndodhur në këtë lëvizje që gjërat kanë ardhur deri këtu? A është kjo një betejë e njerëzve të korruptuar kundër të tjerëve? Kush me kënd është?

Një detaj kishte shpëtuar pa vërejtur në një tubim që Lëvizja Vetëvendosje e kishte mbajtur në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, gjatë zgjedhjeve nacionale. Ishte tubimi kur LVV po i prezantonte kandidatët e saj për deputetë. Të gjithë ishin futur në sallë duke e pritur ardhjen e kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit dhe kryetarit të partisë Visa Ymeri. Të pranishmit po e thërrisnin emrin e Albinit, figurë krejtësisht e pakontestuar në mesin e simpatizantëve të partisë. Kur Kurti futët në sallë fillon të përshëndetet përzemërsisht me të gjithë të kandidatët për deputet. Shumicën aty i përqafon. E ndal entuziazmin vetëm kur shkon te Dardan Molliqaj, të cilit ia zgjatë dorën në mënyrë formale, e edhe Molliqaj e bën të njëjtën gjë me një fytyrë të akullt.

Ka muaj që në Prishtinë, në qarqe të afërta me LVV’në, është sekret publik fakti që kjo parti po shkonte drejt një ndarje, se aty ishin krijuar dy blloqe, njëra me Albin Kurtin në epiqendër e tjetri me Dardan Molliqajn. LVV si një subjekt me disiplinë të fortë, në formë të sektit, megjithatë kishte arritur që t’i mbante përçarjet brenda vetës. Askush asnjë fjalë nuk e kishte folur, ndonëse brenda po ziheshin komplotet. Të vetmet indikacione mund të merreshin në rrugë triviale, siç ishte bie fjala mënyra e përshëndetjes së Molliqajt me Kurtin.

A është Blerim Devolli arsyeja e thyerjes në LVV?

LVV e kishte pësuar një goditje të madhe kur kishte shpërthyer afera e Shpend Ahmetit në mars të këtij viti, duke u kapur në flagrancë në jahtin e oligarkut të komprometuar Blerim Devolli. Kthimi i tij nga Budva, ku kishte kaluar një vikend me Blerim Devollin, kishte shkaktuar një konfuzion të madh, si në opinion, ashtu edhe brenda Lëvizjes. Kryetari i Prishtinës ia kishte dhënë një goditje kësaj lëvizje, aty ku ajo pretendonte që qëndronte më së forti: dyshimet për korrupsion në nivele të larta.

Ishte dashur të kalonte një javë për të pritur një përgjigje reale nga i pari i Prishtinës, se çka në fakt kishte ndodhur në Budvë. Pasi kishte gënjyer disa here, pasi kishte dhënë disa versione të ndryshme disa herë, Shpendi kishte shkuar që të rrëfehej në një intervistë të Jeta Xharra, duke shpresuar në mirëkuptim, por aty ishte djegur keq. Xharra, e konsideruar e afërt me Ahmetin për një kohë të gjatë, gjatë intervistës e kishte përballur ish mikun e saj me shumë pyetje të papërshtatshme, edhe për rastin e jahtit, por edhe për raste të tjera të dyshimeve për korrupsion. Gjatë asaj interviste Ahmeti e kishte pranuar që Blerim Devollin e kishte mik, dhe se në jahtin e tij e kishte pirë vetëm një coca-cola zero.

Pas kësaj interviste, nuk kishte kaluar shumë kur Kurti e kishte marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës. Pa lesh në gjuhë Kurti e kishte quajtur Blerim Devollin, të cilin Ahmeti e kishte konsideruar si mik të tij, njërin prej kokave të krimit në Kosovë. Kurti ia kishte përmendur Devollëve të gjitha bizneset e ndyta që i bëjnë në Kosovë. Në anën tjetër, po gjatë kësaj kohe, Dardan Molliqaj, në atë kohë edhe më tutje Sekretar i Përgjithshëm i LVV, po përdorte një ton shumë më të butë për Blerim Devollin. Paraqitja e Molliqajt në emisionin Click, për këtë çështje, ishte shumë relativizuese krahasuar me paraqitjen e Kurtit në Kuvend.

Ndoshta aksidentalisht, ndoshta me qëllim, Molliqaj ishte shkarkuar nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm të LVV’së, fill pas zgjedhjeve. Në këtë mënyrë e kishte marrë një goditje të rëndë, njeriu që ishte shndërruar në ikonën e kësaj partie për vite me radhë. Kjo goditje thuhej t’i kishte ardhur direkt nga Albin Kurti, i cili tash po e shihte se kundër tij po krijohej një grup shumë i fortë i asocuar me Dardan Molliqajn dhe Shpend Ahmetin, por në njëfarë forme edhe me Visar Ymerin, i cili, përveç tjerash, është edhe në lidhje familjare me Shpendin – tezakë.

Gjithashtu Kurti po dyshonte që Molliqaj është i përfshirë edhe në afera të tjera korruptive bashkë me Shpend Ahmetin. Kështu për shembull, tash së fundi Kurti ka mësuar se Molliqaj e posedonte një veturë Alfa Romeo me tabela të Shqipërisë në vlerë prej 15 mijë eurove. Po ashtu bëhet e ditur se Molliqaj nuk e kishte deklaruar asnjëherë pagën e tij prej mbi 1000 eurove që po e merrte në LVV, si sekretar i përgjithshëm.

Kush me kënd është në këtë luftë?

Mesazhi telefonik i Aida Dërgutit, në të cilin ajo i referohet Kurtit si “ai muti” ishte një përshpejtim i një beteje që pritej të ndodhte në pranverë, kur LVV e kishte Kongresin e radhës, e në të cilin pritej që të zgjedhej kryetari i partisë, ose të rizgjedhej kryetari aktual.

Express, nga burimet e saja, mëson se Kurti ka pasur synime të qarta që të rikthehej edhe formalisht në krye të partisë gjatë kongresit. Një gjë e tillë, para tri viteve, kur Kurti e kishte lëshuar këtë pozitë vullnetarisht, do të ishte konsideruar një gjë e lehtë. Ai pozitën ia kishte dhuruar me të dy duart e tij Visar Ymerit, për të kënaqur statutin e partisë. Mirëpo, të gjithë e kishin ditur që Kurti planifikonte ta rimerrte pozitën e Kryetarit këtë pranverë. Megjithatë gjërat ndryshuan në ndërkohë. Të gjithëve ju rritën ambiciet. Kurti nuk konsiderohej më në parti aq i paprekshëm, e çfarë është edhe më e çuditshme, gati e pabesueshme, edhe Visar Imeri filloi ta shihte vetën të rizgjedhur në krye të partisë, kundër vullnetit të mësuesit të tij, Kurtit.

Gazeta Express ka mësuar se Visar Ymeri në vitin e fundit ka ndryshuar anë, duke kaluar nga krahu i Kurtit në krahun e Molliqajt. Në këtë krah, Express mëson, gjendet edhe komplet ai që njihej dikur si fraksioni i FER’it, e në të cilin ndodhet edhe Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Ylli Hoxha, por edhe figura të tjera të LVV’së, si Aida Derguti.

Në anën tjetër Kurti ka afër vetës figurat më të vjetra, si Liburn Aliu, Xhelal Sveqla, Hysen Durmishi, e sipas të gjitha gjasave edhe Glauk Konjufca.

Ka edhe statistë të tjerë në këtë parti, si Dukagjin Gorani, që ndoshta edhe më tutje nuk e kanë pasur as idenë më të vogël që subjekti në të cilin militojnë ka probleme të brendshme.

Mbetet e paqartë se si do të rrjedhin zhvillimet në këtë parti, kur aty tash “muti” doli mbisipërfaqe.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)